Kreu / rreth nesh

RRETH NESH

Sofra rriti ariun Mark, ndërsa Marku i dha emrin SOFRËS.

Pas largimit të tij sado e madhe të jetë distanca ndërmjet tyre aq më e madhe bëhet historia për shtëpine e parë të tij.

SOFRA E ARIUT

Trashëgimia kulturore, tradita dhe lidhja e thellë me tokën, janë ato që e karakterizojnë sofrën shqiptare. Përgatitja e gatimeve është një rit i ngrohtë, ku tradita ndërthuret me risitë e modernes, duke sjellë cilësi e shije në pjatën tuaj. Për ne, ushqimi është një mënyrë për të shprehur dashurinë dhe kujdesin për të tjerët, dhe në tavolinën e shtruar, çdo vakt bëhet një ceremoni e lumturisë dhe shfaqje e mikpritjes shqiptare.
Me date 1 Nentor 2021 Sofra e Ariut dhe dy restorantet krah saj u bënë pjesë e "Bami Holding”. Me vizionin për ndërtimin e një kompleksi restorantesh, ku antikiteti me të tashmen të bëhen një, për të sjelle tek familja jone e madhe shqipetaret e te gjithe trojeve dhe miq nga e gjithe bota. Hijerende dhe Krenare, me dyert e saj gjithmone te hapura do ju mireprese, ushimi, ngrohtesia e oxhakut, vera e destiluar dhe sherbimi fisnik qe meriton nje sofer e shtruar.

Rezervoni Eventin Tuaj

Kujtime që gdhenden
Në “Sofra e Ariut”, organizimi i eventeve është një përvojë e jashtëzakonshme për çdo ngjarje të jetës sonë. Nga celebrimet, fejesat, ditëlindjet, festa me stafin, përvjetorë, zbulo gjininë e bebit, e të tjera arsye për t’u mbedhur me familjen dhe miqtë, ne ofrojmë angazhim të plotë për t'u siguruar që çdo moment tëkthehet në një kujtim të paharrueshëm. Trashëgimia jonë kulturore dhe kujdesi për detajet, e bëjnë çdo event një eksperiencë më tërheqëse.

“Krijesa te vogla, buzeqeshje të mëdha - Eksploroni magjinë e mini zoo”

Sofra e Ariut personalizon dashurinë për natyrën dhe kafshët. Ofrohet një ambient i përshtatshëm për kafshët tona, duke siguruar që ata të kenë hapësirën dhe kujdesin e duhur. Në Sofra e Ariut, ne respektojmë dhe vlerësojmë rolin e kafshëve në ekosistem dhe punojmë për të siguruar që ata të trajtohen me respekt dhe dashuri në çdo kohë.

Majmuni Image

MAJMUNI

Majmuni Image

Alpie & Lulu

Majmuni Image

Papagajtë & Zogjtë

Majmuni Image

LEPUR

Majmuni Image

Pata & Rosa

Kalofshi një ditë të bukur në këndin tonë të lojërave

Këndi ynë ofron një ambient të shkëlqyer dhe emocionues për të eksploruar dhe për të shijuar lojëra të ndryshme.

Jemi këtu për të garantuar që çdo moment loje të jetë një përvojë e këndshme për lojtarët tanë, duke ofruar një shërbim të palëkundur dhe kujdes ndaj detajeve për të siguruar kënaqësinë maksimale të lojës.

REZERVO TAVOLINEN

RESTORANT

REZERVO EVENTIN

Ne jemi hapur : E hënë-E diel
7 AM - 11 PM

Kushtet e privatësisë | Cookies